Cakto termin online
Implantologji

Detaje rreth shërbimit Implantologji
Implantet dentare janë vida të vogla prej titani që vendosen në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjët e dhëmbëve të humbur. Pas një periudhe shërimi, mbi to montohet një kurorë, urë ose protezë që imiton pamjen dhe funksionin e dhëmbëve natyralë. Ky proces ndihmon në ruajtjen e strukturës së fytyrës dhe parandalon humbjen e mëtejshme të kockës së nofullës .
Ura mbi implante dentare
Sherben per te zevendesuar 3 ose me shume dhembe.
Vendosja e urës mbi implante dentare kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e saj mbi dhëmbët e vërtetë. Një alternativë mjaft efikase që zgjidh situatat kur pacienti ka një mungesë të konsiderueshme të dhëmbëve qoftë në nofullën e poshtme apo dhe atë të sipërme.
Teknika All on 4
Kjo teknikë është në parim e njëjtë me vendosjen e protezës fikse mbi gjashtë implante, por në këtë rast vendosen 4 të tillë, që shërbejn për fiksimin e protëzes. Zgjedhja midis teknikës mbi gjashtë apo katër implante ndikohet nga densiteti i kockës së pacientit, dhe kushteve të tjera mjekësore që duhet të plotësojë. “All on 4” e përshtatshmë në rastët kur: – Pacienti nuk ka asnjë dhëmb në njërën prej nofullave – Pacienti vuan nga paradontoza – Pazienti nuk ka densitet të mjaftueshëm të kockës së nofullës Të dyja teknikat si vendosja e protëzës fikse mbi katër apo gjashtë implante, është një formë mjaft efikase për të hequr një herë dhe përgjithmonë protezat e lëvishme, dhe për të rikthyer ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj.
Teknika All on 6
Teknika “All On 6” Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose keni proteza të lëvizshmë, një mënyrë mjaft efikase për të rikthyer edhe një herë ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “all on 6”. Falë kësaj teknike mund ti thoni lamtumirë protezave të vjetra me proteza fikse të vendosura mbi 6 implante. Nëpërmjet kësaj teknike moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhëmbët (12 ose 14 dhëmbë) si në nofullën e poshtme dhe atë të sipërme. Si aplikohet kjo teknikë? Realizimi i vendosjes së protëzës fikse mbi 6 implante bëhet në dy faza. – Faza e parë konsiston në vendosjen e implanteve. – Faza e dytë e cila vjen pas tre ose gjashtë muajsh, konsiston në vendosjen e protezës fikse. Në klinikën tonë ofrohet dhe vendosja e protezave provizore përgjatë periudhës 3 ose 6 mujore të pritjes së proçesit të integrimit të implantit më kockën. Duke bërë që pacienti dhe gjatë kësaj periudhe të mos humbasë plotësishtë anën funksionale dhe sigurisht asaj estetike.
Specialistët tanë

Hektor Mulla
Themelues
Sindi Maci
Dentiste
Kleiton Mulla
Implantolog dhe Kirurg Dentar