Cakto termin online

Kirurgji

Kirurgji

Detaje rreth shërbimit Kirurgji

Ekstraksionet e dhembeve dhe rrenjeve te mbetura
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale. Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur që të ruhet për shkak se mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është ë pamundur, është e detyruar heqja e tij.

Ekstraksionet e dhemballeve te pjekurise
Heqja e dhemballeve te pjekurise eshte gjithashtu nje nga procedurat me te shpeshta ne kliniken tone. Heqja e ketyre behet per shkak te infeksionit te dhembit, pozicionit te tyre, etj…

Kirurgjia pre-implantare (shtim kockor)
Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë në gojë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.

Kirurgjia pre-protetike
Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëj protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë. Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.

Kirurgji e gingives
Kirurgji te mishrave te gojes per arsye estetike.

Trajtimi I infeksioneve, abseseve
Në gjuhën mjeksore quhet Drenimi i abseseve.
Abseset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda apo dhe nga zhveshja dhe lëvizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen.

Heqja e kisteve
Kistet janë formacione me përmbajtje likide, që mund të kenë ose jo origjinën nga dhëmbët. Rritja e tyre është e ngadaltë por nëse arrijnë në përmasa të mëdha mund të sjelli frakturën e kockës përreth saj. Kistet me origjinë dentare mund të vijnë nga një infeksion i apeksit të dhëmbit që rritet në mënyrë të pakontrolluar, nga rrënjë të mbetura nga një ekstraksion i pasuksesshëm, nga dalja e dhëmbëve tek fëmijët dhe nga dhëmbët e retinuar në kockë. Gjatë ekzaminimeve bazë radiologjike, kur vihet re prania e një kisti, këshillohet heqja e tij sa më shpejt në mënyrë që të shpëtohet dhëmbi por edhe kocka përreth.

Specialistët tanë

Dr. Hektor Mulla

Hektor Mulla

Themelues
Doktoreshë Sindi Maci

Sindi Maci

Dentiste
Doktor Kleiton Mulla

Kleiton Mulla

Implantolog dhe Kirurg Dentar
Doktoreshë Majlinda Mulla

Majlinda Mulla

Ortodont