Cakto termin online
Kirurgji

Detaje rreth shërbimit Kirurgji
Ekstraksionet e dhembeve dhe rrenjeve te mbetura
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale. Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur që të ruhet për shkak se mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është ë pamundur, është e detyruar heqja e tij.
Ekstraksionet e dhemballeve te pjekurise
Heqja e dhemballeve te pjekurise eshte gjithashtu nje nga procedurat me te shpeshta ne kliniken tone. Heqja e ketyre behet per shkak te infeksionit te dhembit, pozicionit te tyre, etj…
Kirurgjia pre-implantare (shtim kockor)
Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë në gojë. Në rastet kur pacienti ka humbur para shumë kohësh dhëmbin, kirurgu duhet të vlerësojë nëse kocka e mbetur është e mjaftueshme për të mbajtur implantin. Kur nuk mjafton, trajtimi primar konsiston në vendosjen e kockës artificiale, për të rritur stabilitetin e implantit. Gjithashtu, në zonat e molareve, kirurgu vlerëson edhe afërsin me membranën e sinusit maksilar. Kur hapësira për implant nuk mjafton, kirurgu kryen proçedurën e quajtur “ngritje të sinusit” në të cilën ekspozohet kocka dhe më tej membrana e sinusit, dhe ngre lehtësisht membranën me strumenta të veçantë, në mënyrë që implanti të ketë lartësinë e duhur për të qëndruar në linjë me okluzionin.
Kirurgjia pre-protetike
Në rastet kur pacienti nuk mund të mbajë proteza fikse në gojë dhe kërkon të bëj protezë të lëvizshme, kirurgu duhet të vlerësojë nevojën e pacientit për të kryer kirurgjinë parapërgatitëse në mënyrë që proteza e lëvizshme të ketë stabilitetin maksimal në gojë. Ndërhyrjet kryesore preprotezike janë heqja e indeve të buta të tepërta, që kanë mbetur nga tërheqja e kockës, si pasojë e mungesës prej shumë kohësh të dhëmbëve dhe e toreve, që janë neoformacione të kockës në qiellzë ose në brendësi të nofullës së poshtme, që mund të pengojnë zbritjen e protezës.
Kirurgji e gingives
Kirurgji te mishrave te gojes per arsye estetike.
Trajtimi I infeksioneve, abseseve
Në gjuhën mjeksore quhet Drenimi i abseseve.
Abseset janë infeksione që vijnë nga prishja e dhëmbëve në gradat e rënda apo dhe nga zhveshja dhe lëvizja e tyre. Ato përhapen në mishrat e dhëmbëve me variacione në madhësi, (nga një fryrje e lehtë në zonën përreth dhëmbit deri tek një fryrje që duket në pamje të jashtme), gjë kjo e cila mund të pëngojë frymëmarrjen.
Heqja e kisteve
Kistet janë formacione me përmbajtje likide, që mund të kenë ose jo origjinën nga dhëmbët. Rritja e tyre është e ngadaltë por nëse arrijnë në përmasa të mëdha mund të sjelli frakturën e kockës përreth saj. Kistet me origjinë dentare mund të vijnë nga një infeksion i apeksit të dhëmbit që rritet në mënyrë të pakontrolluar, nga rrënjë të mbetura nga një ekstraksion i pasuksesshëm, nga dalja e dhëmbëve tek fëmijët dhe nga dhëmbët e retinuar në kockë. Gjatë ekzaminimeve bazë radiologjike, kur vihet re prania e një kisti, këshillohet heqja e tij sa më shpejt në mënyrë që të shpëtohet dhëmbi por edhe kocka përreth.
Specialistët tanë

Hektor Mulla
Themelues
Sindi Maci
Dentiste
Kleiton Mulla
Implantolog dhe Kirurg Dentar