Cakto termin online
Ortodonci

Detaje rreth shërbimit Ortodonci
Ortodoncia eshte shkenca qe merret me drejtimin e dhembeve, per te permiresuar funksionin dhe estetiken.
- Invisalign
Aparat i padukshem qe shpesh preferohen shume nga pacienti , i cili perdoren per drejtimin e dhëmbëve. Invisalign duhet të mbahet 22 deri në 23 orë në ditë për rezultatet më të mira. Aparati mund të hiqet lehtësisht gjate ngrenjes, dhe kur duhet te lajme dhembet . - Aparat fiks estetik.
Këto aparate përbëhen nga braketat qeramike transparente dhe harqet e padukshëm, në muajt e parë e më pas nga harqe metalike. Janë shumë efikasë në trajtimin e problemeve orodontike tek adoleshentët dhe pacientët e rritur të cilët dëshirojnë që aparati i tyre të jetë thuajse i padukshëm.
- Aparat fiks metalik.
Ky aparat perbehet nga braketa metalike dhe harqe Ni-Ti dhe Celiku. Kete apparat e ofrojme per pacjentet te cilet nuk e kane problem dukjen e aparatit metalik. - Aparat fiks Self-Ligating Damon
Teknike e re, e cila i ofron pacientit shume komoditet, shkurtimin e kohes se trajtimit, lehtesi ne pastrimin e dhembeve. Ushtron forca te lehta ne dhembe, me I pranueshem nga pacientet dhe per shkak te reduktimit te kohezagjatjes se trajtimit. - Aparatet funksional
Jane aparate qe perdoren tek femijet qe jane ne periudhen e rritjes. Keto aparate ndikojne ne rritjen e nofullave duke ushtruar forca tek muskujt e nofullave, duke na ndihmuar ne zgjidhjen e disa problemeve.
Pyetjet e shpeshta
Konsulta e parë
Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm që kur dalin për herë të parë dhëmballët e para të përhershme (rreth 6 vjeç) të bëjnë një konsultë me mjekun ortodont.
Kohëzgjatja e trajtimit
Kohëzgjatja e trajtimit varet se sa i rëndë është problemi dhe mund të kërkojë disa muaj deri në dy vjet ose në disa raste dhe më tepër. Por shumica e pacienteve mund të kerkojnë 1 deri ne 2 vite. Gjate trajtimit ortodontik mund te nevojitet qe pacienti te paraqitet çdo 3, 4 ose 6 jave per aktivizimin e aparatit . ne raste te vecanta edhe me te shpeshta. Mjeku do t’ju vë në dijeni për takimin e rradhës.
Ushqimi
Pasi vendosim aparatin (atë fiks) pacientët duhet të bëhen të kujdesshëm me ngrënien por mund të konsumojnë cdo ushqim që ata dëshirojnë. Kujdes i veçantë duhet treguar për ushqimet e forta të cilat mund të shkëpusin braketat.
Specialistët tanë

Hektor Mulla
Themelues
Sindi Maci
Dentiste
Kleiton Mulla
Implantolog dhe Kirurg Dentar