Implantologji

Vida të vogla prej titani që vendosen në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjët e dhëmbëve që mungojnë.

A dentist examining a patient’s teeth with a mouth mirror

Detaje rreth shërbimit Implantologji

Implantet dentare janë vida të vogla prej titani që vendosen në kockën e nofullës për të zëvendësuar rrënjët e dhëmbëve të humbur. Pas një periudhe shërimi, mbi to montohet një kurorë, urë ose protezë që imiton pamjen dhe funksionin e dhëmbëve natyralë. Ky proces ndihmon në ruajtjen e strukturës së fytyrës dhe parandalon humbjen e mëtejshme të kockës së nofullës.

Ura mbi implante dentare

Shërben për të zëvendësuar 3 ose më shumë dhëmbë. Vendosja e urës mbi implante dentare kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e saj mbi dhëmbët e vërtetë. Është një alternativë shumë efikase, që zgjidh situatat kur pacienti ka një mungesë të konsiderueshme dhëmbësh, qoftë në nofullën e poshtme, qoftë në atë të sipërme.

Teknika All-on-4

Kjo teknikë është në parim e njëjtë me vendosjen e protezës fikse mbi gjashtë implante, por në këtë rast përdoren 4 implante që shërbejnë për fiksimin e protezës. Zgjedhja midis teknikës me gjashtë ose me katër implante varet nga dendësia e kockës së pacientit dhe nga kushte të tjera mjekësore që duhet të plotësohen. “All-on-4” është e përshtatshme kur:

  • Pacienti nuk ka asnjë dhëmb në njërën nga nofullat
  • Pacienti vuan nga sëmundja periodontale (paradontoza)
  • Pacienti nuk ka dendësi të mjaftueshme të kockës së nofullës

Të dyja teknikat, protezë fikse mbi katër apo mbi gjashtë implante, janë një mënyrë shumë efikase për të hequr njëherë e përgjithmonë protezat e lëvizshme dhe për të rikthyer ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj.

Teknika All-on-6

Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët ose mbani proteza të lëvizshme, një mënyrë shumë efikase për të rikthyer ndjesinë e të paturit dhëmbët tuaj është metoda “all-on-6”. Falë kësaj teknike mund t’u thoni lamtumirë protezave të vjetra dhe t’i zëvendësoni me proteza fikse të vendosura mbi 6 implante. Me këtë teknikë moderne dhe inovative është e mundur të vendosen të gjithë dhëmbët (12 ose 14 dhëmbë), si në nofullën e poshtme, ashtu edhe në atë të sipërme.

Si aplikohet kjo teknikë?

Vendosja e protezës fikse mbi 6 implante bëhet në dy faza.

  • Faza e parë konsiston në vendosjen e implanteve.
  • Faza e dytë, që vjen pas tre ose gjashtë muajsh, konsiston në vendosjen e protezës fikse.

Në klinikën tonë ofrojmë edhe proteza provizore gjatë pritjes 3- ose 6-mujore për integrimin e implanteve me kockën, në mënyrë që pacienti të mos e humbasë plotësisht funksionin, dhe sigurisht as estetikën, gjatë kësaj periudhe.

Specialistët tanë

Dr. Hektor Mulla in blue scrubs
Shiko profilin

Dr. Hektor Mulla

Implantolog dhe kirurg dentar

Dr. Majlinda Mulla in pink scrubs
Shiko profilin

Dr. Majlinda Mulla

Ortodonte

Dr. Kleiton Mulla in clinic scrubs
Shiko profilin

Dr. Kleiton Mulla

Implantolog dhe kirurg dentar

Dr. Sindi Maci in clinic scrubs
Shiko profilin

Dr. Sindi Maci

Periodontologe

Adriana Xhemali, nurse

Adriana Xhemali

Infermiere

Laura Kabadhi, receptionist

Laura Kabadhi

Recepsioniste

Eni Doci, dental assistant

Eni Doci

Asistente dentare

Kristel Gjoshe, dental assistant

Kristel Gjoshe

Asistente dentare

Serena Kalaj, dental assistant

Serena Kalaj

Asistente dentare

Flavia Sula, dental assistant

Flavia Sula

Asistente dentare

Rezervo një takim

Rezervoni një takim përmes formularit.

1Rreth jush
2Vizita juaj

Shërbimi (zgjidhni një ose më shumë)

Aplikacioni i emailit tuaj hapet me kërkesën gati për t’u dërguar.