Ortodoncia është shkenca që merret me drejtimin e dhëmbëve, për të përmirësuar funksionin dhe estetikën.
Invisalign
Aparat i padukshëm, shpesh i preferuar nga pacientët, që përdoret për drejtimin e dhëmbëve. Invisalign duhet mbajtur 22 deri në 23 orë në ditë për rezultatet më të mira. Aparati mund të hiqet lehtësisht gjatë ngrënies dhe kur duhet të lani dhëmbët.
Aparat fiks estetik
Këto aparate përbëhen nga braketa qeramike transparente dhe harqe të padukshme në muajt e parë, e më pas nga harqe metalike. Janë shumë efikase në trajtimin e problemeve ortodontike te adoleshentët dhe te pacientët e rritur që dëshirojnë që aparati i tyre të jetë thuajse i padukshëm.
Aparat fiks metalik
Ky aparat përbëhet nga braketa metalike dhe harqe Ni-Ti dhe çeliku. E ofrojmë për pacientët që nuk e kanë problem pamjen e aparatit metalik.
Aparat fiks vetëliguës Damon
Një teknikë e re që i ofron pacientit shumë komoditet, kohë më të shkurtër trajtimi dhe lehtësi në pastrimin e dhëmbëve. Ushtron forca të lehta mbi dhëmbët, gjë që e bën më të pranueshëm nga pacientët dhe e shkurton kohëzgjatjen e trajtimit.
Aparate funksionale
Janë aparate që përdoren te fëmijët që janë në periudhën e rritjes. Ato ndikojnë në rritjen e nofullave duke ushtruar forca mbi muskujt e nofullave, duke na ndihmuar në zgjidhjen e disa problemeve.